Shkëndija mund të përballet me klubin e njohur evropian në Champions

Sport July 23, 2018 - 13:39

Shkëndija do të luajë në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve me ekipin moldav, Sheriff, shkruan Zeri.info.

Por, në rast se Kuqezinjtë e kalojnë rrethin e dytë, në atë të tretë kualifikues do të përballen me ekipin e njohur austriak, Red Bull Salzburg, i cili sezonin e kaluar kishte shkuar deri në gjysmëfinale të Europa Leagues.

Ndërkaq, në rast të eliminimit eventual nga Championsi, skuadra tetovare do t’i vazhdojë garat evropiane, por në Europa League, rrethi i tretë, ku do të ballafaqohej me ekipin nga Andorra, FC Santa Coloma ose me skuadrën islandeze, Valur Reykjavík. /Zëri/

Image