Zbulohet e ardhmja e Balet

Sport July 23, 2018 - 13:38
Detajet

Gareth Bale pritet që të qëndrojë te Real Madridi dhe të bëhet një pikë referuese e klubit spanjoll pas largimit të Cristiano Ronaldos në drejtim te Juventusi, raporton e përditshmja spanjolle “AS”.

E ardhmja e Balet ishte vënë në pikëpyetje për shkak të paraqitjeve të pakta gjatë kohëve të fundit, por largimi i Ronaldos pritet t’i japë atij mundësi më të mëdha në fushë, transmeton zeri.info

Që prej transferimit të tij te Real Madridi nga Tottenhami në vitin 2013, Bale është paraqitur në 189 ndeshje dhe ka realizuar 88 gola dhe 57 asistime./Zëri