UEFA dënon Prishtinën

Sport July 23, 2018 - 12:32
LAJMI I FUNDIT

FC Prishtina i ka mbyllur aktivitetet e saj në Evropë për edicionin 2018.

Ndërsa, vazhdojnë vendimet rigoroze të UEFA-s kundër Prishtinës, njofton klubi Bardhekaltër.

Klubi kosovar është dënuar me 4.000 euro për fishekzjarrët e ndezura dhe të hedhura në ndeshjen e raundit preliminar në Mitrovicë kundër Europa FC të Gjibraltarit.

Ndërsa, edhe në edicionin e kaluar kundër Norrkopingut, Prishtina ishte dënuar me 3.000 euro për të njëjtën vepër. /Zëri/