Kështu duket sot stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë (FOTO)

Sport July 23, 2018 - 12:27
Lexoni më shumë detaje

Në stadiumin e kryeqytetit po kryhen punimet e fazës finale të rinovimit të tij, i cili proces ka nisur moti dhe ka ecur shumë ngadalë, raporton "Zeri.info".

Sidoqoftë, ky stadium tashmë ka ndryshuar me të madhe. Ai pritet t’i përmbushë standardet për licencim në kategorinë e katërt.

Të hënën punëkryesi ia ka vendosur edhe emrin, të cilin tash e tutje ky stadium do ta mbajë atë të legjendës, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë papritmas më 9 qershor, raporton më tutje "Zëri".

Ky stadium do t’i shërbejë kryesisht FC Prishtinës dhe Përfaqësueses së Kosovës, por do të jetë në dispozicion edhe për ndeshjet ndërkombëtare të skuadrave tjera kosovare.

Më 28 korrik pritet të testohet stadiumi me një ndeshje revyale në mes ish futbollistëve, politikanëve dhe artistëve. /ZËRI/

Image

Image

Image