Jam trajneri i dytë më i mirë në botë

Sport July 23, 2018 - 11:43
Detajet

Zlatko Dalic thotë se është trajneri i dytë më i mirë në botë, transmeton zeri.info

51-vjeçari drejtoi Kroacinë drejt finales së Kupës së Botës “Rusia 2018” dhe thotë se vlen më shumë sesa vetëm një pagë prej 5 milionë dollarësh.

“Ju pëlqen apo jo, unë jam trajneri i dytë më i mirë në botë”, deklaroi Dalic.

“Dhe kjo shifër prej 5 milionë dollarësh në vit për trajnerin e dytë në botë është shumë e vogël. Shikoni, paratë janë të rëndësishme për të gjithë, por për mua, nuk është motivi numër një. Kam edhe dy vite të mbetura në kontratë dhe unë mund të qëndroj me skuadrën për aq gjatë, por unë kam thënë pas turit në Shtete të Bashkuara (në mars) se e kam marrë vendimin të largohem”, shtoi ai.

“Nuk mund të duroj njerëzit që e kanë goditur topin dy herë në jetën e dytë që të vendosi për fatin tim në bankinën e Kroacisë. Unë jam i pavarur dhe i pangarkuar, por nuk mund të lejoj askënd që të luaj me mua dhe të kemi dikë që dëshiron të më largojë për dy muaj”, u shpreh kroati./Zëri