Milani interesohet për Higuainin

Sport July 23, 2018 - 11:18
Detajet

Drejtori në ardhje i Milanit, Leonardo dhe drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta kanë diskutuar për transferimin e mundshëm të Gonzalo Higuainit në “San Siro”, transmeton zeri.info

Ish-lojtari i Milanit do të konfirmohet si drejtor teknik gjatë ditëve në vijim pas marrjes së pronësisë së klubit nga “Elliott Management”.

“Sky Sport Italia” raporton se Marotta e ka telefonuar Leonardon për t’ia uruar detyrën e re, por gjithashtu është folur edhe për Higuainin.

Momentalisht një ofertë e kuqezinjve në drejtim të Juventusit është ende larg sepse Milani së pari duhet të shesë disa lojtarë.

Sidoqoftë, kjo telefonatë konfirmon se Milani është e interesuar për argjentinasin./Zëri