Chelsea e dëshiron Martialin

Sport July 22, 2018 - 15:03
Detajet

Chelsea është duke punuar që të sigurojë një marrëveshje për transferimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Anthony Martial, raporton e përditshmja angleze “The Times”.

Me Edenz Hazardin që pritet të largohet në drejtim të Real Madridit, klubi londinez është në kërkim të një zëvendësuesi, transmeton zeri.info

Dhe është pikërisht Martial që shihet si një përforcim mjaft i nevojshëm për “të kaltrit”.

Manchester Unitedi e vlerëson francezin 100 milionë euro, por Chelsea beson që mund të sigurojë një çmim edhe më të ulët./Zëri