Ozil sfidon Gjermaninë: Do ta bëja prapë foton me Erdoganin

Sport July 22, 2018 - 14:46
Detajet

Reprezentuesi gjerman, Mesut Ozil ka marrë mjaft kritika në lidhje me lojën e tij gjatë Botërorit, transmeton zeri.info.

Por duket se këto kritika deri diku mund të jenë me vend por pastaj i kalojnë kufijtë e futbollit.

 Çështja bëhet politike, aty ku Ozil vendosi të bënte foto me presidentit e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ndërkohë që ka ardhur edhe reagimi i parë i futbollistit pas gjithë atyre kritikave.

Lojtari ka postuar në rrjete sociale një letër të gjatë ku thuhet se ai do ta bënte përsëri këtë veprim dhe madje ka thënë se nuk mund ta mohojë origjinën e tij.

Ozil pohon se të njëjtin veprim e bëri edhe Mbretëresha Elizabeta dhe Kryeministrja e Anglisë, Tereza Mej por nuk pati kaq diskutime.

Ndërkohë në letër ai shkruan: “Unë kam dy zemra, njëra është gjermane dhe tjetra turke. Nëna e tij e ka mësuar që të tregojë gjithnjë respekt dhe të mos e harrojë kurrë nga vjen, shtron Ozil”, shkruan ai.

“Nëse do refuzoja të takohesha me Erdoganin, do mohoja rrënjët e mia”, shtoi futbollisti i Arsenalit./Zëri

Image