Mina zbulon të ardhmen

Sport July 22, 2018 - 14:36
Detajet

Futbollisti i Barcelonës, Yerry Mina ka pranuar se mund të largohet nga klubi spanjoll gjatë kësaj vere, transmeton zeri.info

“Kam kontratë me Barçën dhe dua të kem sukses këtu. Tani për tani, kanë ardhur disa propozime për mua, por momentalisht nuk dua të nxitoj gjatë pushimit tim dhe pastaj do të shohim”, ka deklaruar Mina.

“Nëse ata nuk më duan, unë duhet të zgjedh mënyrën më të mirë për t’u larguar, por kujtoj se qëllimi im është që të kem sukses te Barça sepse është ekipi më i mirë në botë”, shtoi ai.

Kolumbiani shkëlqeu në Kupën e Botës “Rusia 2018” dhe së fundmi ka tërhequr vëmendjen e Evertonit./Zëri