Klopp mbron shpenzimet e Liverpoolit

Sport July 22, 2018 - 12:43
Detajet

Jurgen Klopp ka mbrojtur shpenzimet e Liverpoolit në transferime pas nënshkrimit me portierin Alisson për 75 milionë euro, transmeton zeri.info

Para dy vitesh, kur Manchester Untiedi pagoi rreth 100 milionë euro për Paul Pogban, trajneri i Liverpoolit kishte thënë se do të largohej nga futbolli nëse shumat e mëdha të transferimeve bëhen normale.

“Do të bëj çfarëdo që mundem për ta bërë Liverpoolin e suksesshëm”, deklaroi Klopp.

“Nuk mund ta kisha menduar atëherë se bota e futbollit do të ndryshonte kështu. Para dy vitesh 100 milionë funte ishte një shifër e çmendur. Që prej atëherë bota ka ndryshuar plotësisht”, shtoi ndër të tjera gjermani./Zëri