Liverpooli ta transferojë Godinin, e jo Vidan

Sport July 22, 2018 - 12:31
Detajet

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Steve Nicol thotë se “të kuqtë” duhet të provojnë të nënshkruajnë me futbollistin e Atletico Madridit, transmeton zeri.info

Diego Godin në vend të atij të Besiktasit, Domagoj Vida. Reprezentuesi kroat shkëlqeu në “Rusia 2018” përkrah Dejan Lovrenit, por Nicol mendon se kjo do të ishte një zgjedhje e gabuar.

Pas paraqitjeve të mira në Botëror, Vida ka qenë i lidhur me një kalim te Liverpooli së fundmi, ndërsa për të kanë shprehur interesim edhe Evertoni dhe West Hami.

Futbollisti i Besiktasit besohet që mund të transferohet për një vlerë prej 20 milionë funtesh.

“Unë do të thosha jo (për nënshkrimin e Vidas). Nëse do të mundja, unë do të shkoja te Atletico Madridi për të marrë Godinin”, deklaroi Nicol.

“Ai ka edhe disa edicione të mbetura për të luajtur dhe është një mbrojtës i kompletuar që organizon mbrojtjen”, shtoi skocezi, i cili ishte paraqitur në 370 ndeshje për Liverpoolin dhe kishte realizuar 36 gola./Zëri