PSG-ja insiston për Sandron

Sport July 22, 2018 - 12:16
Detajet

Paris Saint-Germaini vazhdon të kërkojë me ngulm shërbimet e mbrojtësit të Juventusit, Alex Sandro, transmeton zeri.info

Së fundmi duket sikur braziliani është në dyshim për të ardhmen e tij sepse ai ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me gjigandin torinez.

“Calciomercato.com” raporton se Paris Saint-Germaini dëshiron ta transferojë mbrojtësin në ligën franceze, ndërsa Juventusi nuk dëshiron ta shesë atë nën vlerën prej 50 milionë eurosh.

Kampioni i Italisë ende është duke u munduar ta bindë Sandron që të qëndrojë në Torino dhe teksa kanë mbetur edhe pak javë deri në fillimin e edicionit të ri, koha që braziliani të shitet po mbaron./Zëri