Challandes: Te Kroacia shoh Kosovën e së ardhmes

Sport July 22, 2018 - 08:02
Lexo detajet

Përzgjedhësi i Kosovës, zvicerani Bernard Challandes, nuk ishte në Rusi për të ndierë atmosferën që ofron Botërori, por kjo nuk e dëshpëron. Më shumë e dëshpëroi humbja e Kroacisë në finale nga Franca (4:2).

Thotë se dy golat e parë të Francës mund të shmangeshin, sidomos me vendime të tjera të arbitrit në fushë dhe se Kroacia ishte më e mirë në finale, në të shumtën e kohës. Pikërisht, këtë përfaqësuese ai e merr si model për zhvillimin e përfaqësueses që drejton – Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Personalisht, preferoj lojën e Kroacisë, sepse kështu e ëndërroj Kosovën në të ardhmen, me këtë mentalitet e ide të futbollit – të punojmë së bashku, vrapojmë e sulmojmë së bashku. Për mua, Kroacia bën lojën time që ëndërroj ta aplikoj me Kosovën”, ka thënë Challandes në një intervistë për gazetën.

Trajneri zviceran ka folur edhe për dështimin e yjve si Cristiano Ronaldo e Lionel Messi, si dhe për përfaqësueset e forta, si Spanja, Gjermania e Brazili. Për Zvicrën, vend prej nga vjen ai, ka thënë se mund të bënte të paktën një hap më shumë në këtë botëror.