Valon Berisha zbulon vëllain e tij shqiptar tek Lazio!

Sport July 21, 2018 - 13:30
FOTO

Valon Berisha i është bashkuar Lazios në fazan përgatitore pasi iu bashkua klubit italian nga Red Bull Sazburgu, shkruan Zeri.info.

Dhe, futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës e ka publikuar një fotografi në Instastory, ku shihet së bashku në dhomë me futbollistin tjetër shqiptar që iu bashkua këtë verë ekipit Biancocelesti, Riza Durmishi.

‘Së bashku me vëllain tim shqiptar’, ka shkruar Berisha, i lindur dhe rritur në Norvegji.

Ndërkaq, Durmishi është përfaqësues i Danimarkës.

Tek Lazio paraqitet edhe shqiptari tjetër, portieri Thomas Strakosha. /Zëri/

Image