I lindur për të thyer rekorde, foto e parë e Ronaldos si futbollist i Juventusit merr më së shumti pëlqime në Instagram

Sport July 21, 2018 - 11:33
FOTO

Cristiano Ronaldo është momentalisht futbollisti më i famshëm në botë.

Sulmuesi portugez ditë më parë ka kompletuar transferimin tek gjiganti italian Juventus.

Edhe pse pak kush e mendonte largimin e tij nga Real Madridi, Ronaldo vendosi t’i bashkohej Juventusit.

Pas prezantimit si futbollist i Zonjës së Vjetër’, ylli portugez ka bërë edhe një postim në Instagram.

Postimi i parë si futbollist i Juvenutusit nga Ronaldo ka thyer edhe një rekord.

‘Forza Juve’ ishte mbishkrimi mbi foton e Ronaldos që ka thyer rekord të pëlqimeve.

Në foton e publikuar të Ronaldos janë bërë rreth 12 milionë pëlqime që është rekord për një fytyrë publike.

Pozitën e dytë për pëlqime brenda një fotografie mbetet këngëtari i famshëm Justin Bieber.

Ndërkohë Ronaldo zë pozitën e tretë me një fotografi tjetër, ajo kur erdhi në jetë vajza e tij Alana ku ka marrë foto mbi 11 milionë pëlqime.

Ardhja e Ronaldos në Juventus i ka ndihmuar edhe kampionëve të Italisë të cilët kanë shtuar miliona fansa në rrjetet sociale. 

Image