Chelsea e gjen zëvendësuesin e Eden Hazard

Sport July 20, 2018 - 18:26
Detajet

Skuadra e Chelsea ka lënë të kuptohet se largimi i Eden Hazard në drejtim të Real Madridit është shumë i mundshëm.

‘Los Blancos’ po kërkojnë anësorin belg si zëvendësues të Cristiano Ronaldos, që u transferua te Juventusi.

‘RMC’ raporton se Chelsea është duke menduar për pasuesin e Hazard, i cili vjen nga Ligue 1.

Është Nebil Fekir, lojtari i Lyonit që po pëlqehet nga ‘Blutë’ e Londrës.

Fekir është vetëm 25 vjeçar, dhe sezonin e kaluar ka shënuar 23 gola për Lyon.

Ai po ashtu është kërkuar edhe nga Liverpooli.