ZYRTARE: Samir Ujkani nënshkruan kontratë me këtë skuadër!

Sport July 20, 2018 - 15:34
LAJMI I FUNDIT

Samir Ujkani është bërë me skuadër të re, shkruan Zeri.info.

Portieri kosovar është larguar përfundimisht nga futbolli italian, ku e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës, për t’iu bashkuar klubit turk Rizespor.

Vushtrriasi ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin e inkuadruar sivjet në Superligën turke.

Ish-portieri i Palermos, i cili së fundmi luajti në Cremonese, është mirëpritur nga klubi turk pasi i ka kaluar vizitat mjekësore. /Zëri/