Klubi i Serisë D: Kemi marrë shqiptarin që ka ndalur Ronaldon

Sport July 20, 2018 - 15:09
Detajet

Klubi Oltrepo Voghera ka transferuar së fundmi futbollistin shqiptar Klodian Semina. Kjo skuadër e ka prezantuar mbrojtësin si një blerje të madhe. Semina në të kaluarën ka luajtur me Vllazninë, Besëlidhjen e Gramozin, shkruan Panorama Sport

Klubi i referohet pikërisht ndeshjes së famshme mes Real Madridit dhe Gramozit, ku u vendos përballë Cristiano Ronaldos.

Oltrepo Voghera e ka përdorur këtë ndeshje miqësore për të reklamuar transferimin e fundit.

“Klodian Semina dhe Giorgio Piacentini janë dy lojtarë të rinj të Oltrepo Voghera. Dy mbrojtësit tanë të qendrës kanë ndalur më parë Cristiano Ronaldon dhe Papu Gomezin”, shkruan klubi në faqen zyrtare.

Image