Sport

Letra e lamtumirës së Alissonit nga Roma

Letra e lamtumirës së Alissonit nga Roma
20 korrik 2018 • 15 : 01

Detajet

Alison Becker ka përshëndetur ekipin e Romës pas transferimit te Liverpooli.

Portieri brazilian ka publikuar një falenderim në rrjetet sociale.

“Në Romë i shijova dy vite të bukura; të ndryshme, të gjalla, por në fund plot me arritje,” ka shkruar Alisson në llogarinë e tij në twitter.

“Ne po nisemi në rrugë të ndryshme, por dua të falënderoj të gjithë: klubit, lojtarët dhe të gjithë fansat që më motivuan të jap gjithçka në fushë.

“Në veçanti dua të falënderoj bashkëlojtarët, që kanë qenë në anën time për çdo betejë, çdo të mirë dhe të keqe, dhe kanë qenë të mrekullueshëm me mua që nga dita e parë. Ka qenë me të vërtetë një nder të luftoj përkrah juve djema!

“Gjithmonë do ta mbaj me vete këtë klub dhe këtë qytet në zemrën time.”

© zëri.info