Bonucci reagon pas pranimit të ankesës së Milanit në CAS

Sport July 20, 2018 - 14:50
Detajet

Qendërmbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci, ka reagur pas vendimit të CAS-it për ta anuluar ndëshkimin njëvjeçar të Milanit në Ligën e Evropës.

Bonucci është përfolur për një largim të mundshëm të tij nga Milani, pasi thuhej se klubi italian ka nevojë për para dhe duhet t'i shesë disa nga lojtarët më të mirë.

Lajmi pozitiv nga CAS është pritur me gëzim të madh nga fansat e Milanit, po ashtu edhe italiani ka shkruar në Twitterin e tij duke iu gëzuar lajmit, transmeton Gazeta Express.

“E kemi marrë sërish atë që e kemi fituar në fushë”, ka shkruar Bonucci.