Agim Agushi synon ta 'pushtojë' ndërtesën më të lartë në botë

Sport July 20, 2018 - 14:09

Zhongleri i njohur kosovar, Agim Agushi do ta kërkojë shumë shpejt një rekord të ri botëror, shkruan Zeri.info.

Ai do të tentojë të zhonglojë me kokë në ndërtesën jashtëzakonisht të lartë në Dubai.

Për ta arritur këtë sfidë, Agushi, që ka hyrë disa herë në librin e rekordeve “Guinness”, më në fund e ka marrë mbështetjen edhe nga Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj.

Image

“Të dashur miq. Sfida në Burj Khalifa në Dubai tashmë po bëhet realitet. Është madhështore të sfidohet ndërtesa më e lartë në botë, me 828 metra lartësi. Gjithashtu, është madhështore të sfidohen 7.5 miliardë banorë të botës. Kjo është Kosova. Shpresoj në përkrahjen e juaj miq të dashur më shumë se kurrë. Me respekt i juaji Agim Agushi”, ka shkruar Agushi në Facebook. /Zëri/