Talentët multimilionësh

Sport July 20, 2018 - 11:46
Detajet

Çmimet e futbollistëve vetëm sa janë duke u rritur viteve të fundit. Shumat e majme multimilionëshe janë kthyer në normalitet për transferimet e lojtarëve. “Soccerex” sjell listën e 20 futbollistëve të rinj më të shtrenjtë në botë. Vlera e përbashkët e këtyre lojtarëve e ka kaluar shifrën prej 1 miliard eurosh, shkruan sot, gazeta “Zëri”

Vlerësimi më i fundit nga prestigjiozja “Soccerex” sjell vlerat e futbollistëve të rinj, shuma e kombinuar e të cilëve shkon për herë të parë në një miliard euro. 12 muajt e fundit kanë sjellë transferime të çmendura dhe rekorde të reja në shumat e nënshkrimeve me Neymarin, i cili ishte transferuar për 222 milionë euro te Paris Saint-Germaini. “Efekti Neymar” shihet edhe në raportimin e fundit të “Soccerex”, që vlerëson lojtarët e futbollistëve të lindur prej 1 janarit të vitit 1997. Totali i 20 lojtarëve më të shtrenjtë të këtyre moshave në botë tani ka tejkaluar vlerën prej 1 miliard eurosh, një rritje prej 66% që prej vitit të kaluar.

1. Kylian Mbappe, PSG – 192.3 milionë euro

Ndoshta nuk është fare befasi që Mbappe ka zënë vendin e parë falë debutimit të tij fantastik me Paris Saint-Germainin dhe rolin e tij vendimtar në triumfin e Francës në Kupë të Botës, ku ishte zgjedhur lojtari më i mirë i ri i turneut. Sulmuesi së pari iu bashkua klubit parisien në huazim nga Monaco para se transferimi i tij të kompletohet për 180 milionë euro. Ai raportohet se është duke u kërkuar nga Real Madridi si zëvendësues i Cristiano Ronaldos. Një largim i tij mund të bëjë që ai të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit, duke e tejkaluar bashkëlojtarin e tij Neymar.

2. Marcus Rashford, Manchester United – 89.2 milionë euro

Rashford ende është duke tentuar që ta bindë Jose Mourinhon për një vend në formacionin titullar te Manchester Unitedi, por ai është ngritur për pesë vende në listë për një periudhë prej 12 muajsh dhe gjithashtu vlera e tij është shtuar për pothuajse 50 milionë euro. Ai dha disa shkëndija të shkëlqimit të tij për Anglinë në Kupën e Botës dhe tani do të mundohet që të jetë i rregullt në formacionin e “djajve të kuq”.

3. Gabriel Jesus, Manchester City – 88 milionë euro

Vlera e sulmuesit është vënë shpeshherë në dyshim gjatë 12 muajve të fundit dhe ai ende vazhdon që të ketë një mesatare të shkëlqyeshme të golave te Manchester City. Ai nuk kaloi një Botëror edhe aq të mirë, por kjo mund të jetë vetëm një ndalesë e vogël për njeriun i cili shihet të ketë një karrierë të frytshme si golashënues.

4. Ousmane Dembele, Barcelonë – 84.3 milionë euro

Një vend më poshtë sesa ishte para 12 muajsh, por Dembeles i është rritur vlera që kishte prej 60.9 milionë eurosh pasi i ishte bashkuar Barcelonës nga Borussia Dormundi. Dembeles i mori pak kohë që të gjejë veten në “Camp Nou” para se ta mbyllë mjaft mirë edicionin e tij të parë në La Liga dhe të jetë pjesë e triumfit të Francës në Botëror.

5. Malcom, Bordeaux – 64.6 milionë euro

Njëri prej yjeve të ligës franceze gjatë edicionit të kaluar, Malcom ishte afër që të largohet nga Bordeaux në janar, kur kërkohej nga Arsenali dhe Tottenhami. Braziliani ende është njeri i kërkuar, me Evertonin dhe me Interin, që janë shumë të interesuara për sulmuesin.

6. Frederico Chiesa, Fiorentinë – 63.6 milionë euro

Lojtari më i shtrenjtë italian në këtë listë, Chiesa, ka tërhequr vëmendjen e klubeve si Chelsea, Liverpooli dhe Tottenhami, ndërsa Interi dhe Roma shpresojnë që ta mbajnë futbollistin në Serie A. Sidoqoftë, Fiorentina mbetet optimiste që nuk ka nevojë ta testojë vlerën e tij gjatë kësaj vere.

7. Gianluigi Donnarumma, Milan – 62.8 milionë euro

Donnarumma nuk shijoi një paraqitje të vazhdueshme dhe brilante ashtu si para një viti. Sidoqoftë, vlera e tij është rritur pothuajse për 50% gjatë 12 muajve dhe po konsiderohet nga Roma si një transferim i mundshëm për të zëvendësuar Alissonin.

Christian Pulisic, Borussia Dortmund – 61.2 milionë euro

Ashtu edhe si Donnarumma, Pulisic nuk e pati edicionin e tij me Borussia Dortmundin në lartësinë e duhur si para një viti. Sidoqoftë, ai mbetet një lojtar me shumë potencial.

9. Leon Bailey, Bayer Leverkuse – 56.5 milionë euro

Sulmuesi i Bayer Leverkusenit ishte kërkuar nga dy klube pas një edicioni të mrekullueshëm që pati me gjermanët në edicionit e kaluar. Ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen, por është raportuar se gjendet në listën e objektivave të Chelseat.

10. Mikel Oyarzabal, Real Sociedad – 51.3 milionë euro

Sulmuesi shihet si njëri prej futbollistëve më premtues në Spanjë dhe pritet të jetë pjesë e valës së re të lojtarëve që do të ftohen në ekipin e kombëtares. Ai gjithashtu kërkohet nga Roma./Zëri

Të tjerët

11. Ryan Sessegnon, Fulham - 51.3 milionë euro

12. Trent Alexander-Arnold, Liverpool - 50.7 milionë euro

13. Matthijs de Ligt, Ajax - 50.4 milionë euro                   

14. Vinicius Junior, Real Madrid - 45.1 milionë euro

15. Rodrygo, Santos - 40 milionë euro

16. Dayot Upamecano, RB Leipzig - 39.6 milionë euro

17. Patrick Cutrone, Milan - 35 milionë euro

18. Houssem Aouar, Lyon - 34.5 milionë euro

19. Allan Saint-Maximin, Nice - 31.9 milionë euro

20. Cengiz Under, Roma - 31.9 milionë euro