Interi afër Vrsaljkos

Sport July 20, 2018 - 10:38
Detajet

Interi është shumë afër transferimit të mbrojtësit të Atletico Madridit, Sime Vrsaljko, raporton e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.

Reprezentuesi kroat ka qenë shumë i lidhur me Interin, klub i cili e ka prioritet transferimin e mbrojtësit të majtë.

Gjithashtu Vrsaljko i ka bërë të ditur Atletico Madridit se dëshiron të rikthehet në Serie A.

Kroati poashtu nuk ka marrëdhënie edhe aq të mira me trajnerin e klubit spanjoll, Diego Simeone, ndërsa pëlqehet shumë nga ai i Interit, Luciano Spalletti.

Oferta e Interit për spanjollët është huazim për 6 milionë euro më të drejtë blerje për 25 milionë sosh./Zëri