Neymari zbulon të ardhmen

Sport July 20, 2018 - 10:26
Detajet

Neymar ka hedhur poshtë spekulimet për një largim të mundshëm nga Paris Saint-Germaini dhe ka deklaruar se do të vazhdojë të qëndrojë te klubi francez, transmeton zeri.info

Real Madridi është vënë në kërkim të një zëvendësuesi për Cristianon Ronaldon, i cili u largua në drejtim të Juventusit dhe Neymari ka qenë njëri prej emrave të përmendur. E ardhmja e reprezentuesit brazilian ka dominuar ballinat e gazetave në fund të edicionit 2017/2018, duke u lidhur me një rikthim të mundshëm në Spanjë.

Sidoqoftë, Neymar thotë se nuk e ka në plan që të largohet nga liga franceze.

“Unë do të qëndroj. Unë kam kontratë me PSG-në dhe kam zgjedhur të jem këtu për shkak të sfidës, të gjërave të reja dhe golave më të shumtë”, deklaroi Neymar.

“Nuk do e ndryshoj mendjen time për këtë gjë. Shpresoj që ne të kemi një edicion të suksesshëm me tituj të fituar gjithashtu. Mediave iu pëlqen që të krijojnë thashetheme, por të gjithë e dinë se sa shumë më intereson PSG-ja”, shtoi ndër të tjera ish-sulmuesi i Barcelonës./Zëri