Ish-bashkëlojtari 'nervozohet' me Shaqirin – kritikon paraqitjet e tij

Sport July 19, 2018 - 23:56
Lexo detajet

Futbollisti i Stoke Cityt, Charlie Adams ka kritikuar Xherdan Shaqirin pas transferimit të mesfushorit me origjinë kosovare tek Liverpooli.

Në një intervistë për portalin britanik Talk Sport, Adams ka thënë se Shaqiri e ka lënë në baltë skuadrën e Stoke Cityt. Ka thënë se mesfushori 26-vjeçar nuk ka pasur paraqitje të mira me Stoke Cityn stinorin e kaluar.

“Kur ndeshjet nuk janë të mira dikush shikon shpëtim tek lojtarët më të mirë që ka në skuadër. Doni që lojtarët tuaj më të mëdhenj të sjellin magji në një moment të rëndësishëm të sezonit”, u shpreh fillimisht Adams, i cili po ashtu ka luajtur për Liverpoolin në të kaluarën.

“Dhe herë pas here kemi parë se të ashtuquajturit lojtarë të mëdhenj në skuadër nuk janë paraqitur mirë për ne dhe nuk janë bërë asnjëherë të mëdhenj”, deklaroi Adams për Shaqirin.

Shaqiri u transferua gjatë kësaj vere nga Stoke City tek Liverpool për 13.5 milionë funte. /Insporti.com