Josa: Jemi pishman që u eliminuam

Sport July 19, 2018 - 22:24
Detajet

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa u shpreh i kënaqur me lojën e skuadrës së tij gjatë kohës së rregullt, pavarësisht eliminimit me penalti nga FC Fola Esch në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës.

“Jemi pishman që u eliminuam sepse klubi do të kishte vazhdimësi. Por, kjo nuk do të thotë asgjë” deklaroi Josa në konferencën për shtyp.

“Unë jam i kënaqur me përpjekjet e lojtarëve. Ne patëm disiplinë gjatë gjithë lojës”shtoi ai.

“Siç luajtëm sot ne ishim më afër kualifikimit. Nuk ka të bëjë me penaltitë, por gjatë lojës”, u shpreh strategu shqiptar./Zëri