Bekaj: Askush nuk mund të fajësohet në penalti

Sport July 19, 2018 - 22:03
Detajet

Portieri i Prishtinës, Visar Bekaj, i cili priti tri penalti në ndeshjen kundër FC Fola Esch në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Evropës, ka thënë se askush nuk mund të fajësohet për humbjen e penaltisë, transmeton zeri.info

“S’po di çka të them”, u shpreh Bekaj.

“Vazhdojmë s’kemi çfarë të bëjmë. Në penalti nuk mund të fajësohet askush”, shtoi ai.

“Kemi pasur disa raste, por nuk i shfrytëzuam. Nuk është fundi i botës, vazhdojmë”, përfundoi portieri./Zëri