Ky është reagimi i Josës pas eliminimit të Prishtinës

Sport July 19, 2018 - 21:56
Detajet

Mirel Josa thotë se ekipi i tij është dashur ta përfundoj ndeshjen gjatë kohës së rregullt pas eliminimit të Prishtinës nga raundi i dytë kualifikues në Ligën e Evropës me penalti nga FC Fola Esch,

“Ne duhet të kishim përfunduar ndeshjen më përpara, të kishim shënuar më përpara”, deklaroi Josa.

“Unë i përgëzoj lojtarët për lojën e tyre, për rastet që krijuan”, shtoi ai.

“Kështu e ka futbolli. Nuk mund t’iu them asgjë lojtarëve. Jam i kënaqur në përgjithësi nga loja. Unë nuk e kam quajtur kurrë të lehtë kundërshtarin. Tani vazhdojmë punën për kampionat”, u shpreh strategu shqiptar./Zëri