Prishtina – Fola, kjo skuadër kualifikohet në rrethin tjetër!

Sport July 19, 2018 - 21:48
LAJMI I FUNDIT

Prishtina është eliminuar nga garat evropiane, shkruan Zeri.info.

Bardhekaltrit janë mposhtur nga ekipi CS Fola Esch në rrethin e parë kualifikues të Europa Leagues.

Image

Skuadra nga Luksemburgu e siguroi kualifikimin në rrethin e dytë vetëm falë penalltive, të cilët i fituan 5:4, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan pa gola, 0:0 dhe pasi edhe loja e parë ishte mbyllur me rezultat identik, u desh të gjuheshin 11 metërshat, ku më të saktë ishin mysafirët.

Image

Sidoqoftë, Prishtina del nga garat evropiane me kokën lart. /Zëri/