Prishtina – Fola, përfundojnë edhe 120 minuta lojë!

Sport July 19, 2018 - 21:30
LAJMI I FUNDIT

Është mbyllur loja e rregullt dhe vazhdimet e ndeshjes së kthimit të rrethit të parë kualifikues të Europa Leagues ndërmjet FC Prishtinës dhe CS Fola Esch, shkruan Zeri.info.

Pas 120 minutash lojë, skuadrat po barazojnë pa gola, 0:0, njëjtë siç kishte përfunduar loja e parë javën e kaluar në Luksemburg.

Prandaj, fituesin do ta përcaktojnë penalltitë.

Prishtinasit kishin më shumë raste dhe e kontrolluan lojën, sidomos me Khalid, Korenicën, Pefqelin e Hoxhën, por kjo ishte e pamjaftueshme për të kaluar në rrethin e dytë kualifikues.

Edhe ekipi nga Luksemburgu i pati rastet e veta, sidomos në vazhdime, ku ishte mjaft afër golit, të cilin ia mohoi portieri Bekaj, në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. /Zëri/