Berisha e refuzon klubin e njohur evropian!

Sport July 19, 2018 - 19:36

Etrit Berisha i ka thënë “Jo” Lilles, shkruan Zeri.info.

Mediet italiane shkruajnë se portieri kosovar ka marrë ofertë nga Franca, respektivisht nga ekipi Lille, por që nuk është shprehur i bindur rreth transferimit eventual në klubin nga Ligue 1.

Sipas “Tuttomercatoweb.com”, Lille ishte i gatshëm t’i ofrojë 5 milionë euro për portierin e Atalantas, por përfaqësuesi shqiptar nuk e ka ndërmend të largohet nga Italia.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, ish-portieri i Kalmarit dhe Lazios është duke e pritur një klub më të madh për ta bërë hapin e radhës në karrierë.

Ai bëri paraqitje fenomenale sezonet e fundit, sidomos në klubin nga Bergamo dhe interesimi i klubeve të njohura për të nuk mungon.

Berisha i është bashkuar për çdo rast Atalantas në qendrën stërvitore parasezonale dhe ndërkohë po pret lajme nga menaxheri i tij për një transferim të mundshëm në ndonjë klub të madh.

Viteve të fundit Berisha ishte njëri prej portierëve më stabilë dhe më të sigurt në Serie A. /Zëri/