Fanella e Kosovës më e shtrenjtë se ajo e Realit, Bayernit...

Sport July 19, 2018 - 17:49
Lexo detajet

Federata e Futbollit e Kosovës i ka nxjerr në shitje fanellat e reja të Përfaqësueses, të cilat janë prodhim i markës “Fourten”. Për ata që duan të blejnë “online” fanellë të Përfaqësueses së Kosovës, çmimi i saj është 116 euro, që konsiderohet tepër i lartë për standardin tonë.

Natyrisht që këtu janë llogaritur edhe shërbimet e veçanta, siç janë emri, numri, transporti…

Sa për krahasim, një fanellë e gjigantit të futbollit botëror, Real Madrid, në dyqanin zyrtar të skuadrës mund të blihet për 111.57 euro, ndërsa ajo e Bayern Munich kushton 99.95 euro.

Ndërsa, një fanellë e Kombëtares së Anglisë nga 64.95 funte tani ka rënë në 58.46 funte. /Insporti

Image 
Image 
Image