Liberiani Nicholas Andrews transferohet tek Feronikeli

Sport July 19, 2018 - 17:30

Përforcimi i radhës tashmë i zyrtarizuar i KF Feronikelit është futbollisti 20 vjeçar, Nicholas Andrews.

Andrews luan në pozitën e mesfushorit dhe vjen nga Liberia, ku edhe deri tash ka zhvilluar aktivitetin si futbollist profesionist, për të vazhduar këtë stinor që të mbrojë ngjyrat e Feronikelit.

Transferimet e reja, sidomos duke qenë se janë lojtarë të rinj dhe energjik, pa asnjë dyshim do të sjellin energji të re në klub.