Prishtina – Fola, ja cilën skuadër e favorizojnë bastoret!

Sport July 19, 2018 - 15:58

FC Prishtina dhe CS Fola Esch do të përballen në mes vete sonte për herë të dytë brenda një jave, shkruan Zeri.info.

Ato do të luajnë në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të Europa Leagues në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, në ndeshjen që do të fillojë në orën 19:00.

Ndeshja e parë kishte përfunduar baras, 0:0 dhe barazimi që e nxori në Luksemburg ka bërë që ekipi i Mirel Josës të jetë i favorizuar në duel me Folan.

Me këtë rast, fitorja e Bardhekaltërve në bastoret e huaja është kuotuar me 2.1, derisa fitorja e Folas 3.25.

Në rast se ndeshja përfundon baras, kuota është 3.1.

Prishtinës i duhet fitorja pasi nuk i konvenon barazimi me gola. /Zëri/