Zëri TV transmeton ndeshjen ndërmjet FC Prishtina dhe CS Fola Esch

Sport July 19, 2018 - 15:42

Kompania mediale “Zëri” do ta transmetojë direkt ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të Europa Leagues ndërmjet FC Prishtinës dhe CS Fola Esch në “Zëri TV”, të cilin mund ta shikoni në kanalin numër 138 në IPKO, 62 në Kujtesa dhe 44 në Art Motion.

Gjithashtu, ndeshjen mund ta ndiqni LIVE edhe në portalin “Zeri.info”.

Ndeshja do të fillojë në orën 19:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. /Zëri/