Hamilton rinovon me Mercedesin, ja sa para do të fitojë

Sport July 19, 2018 - 14:48
Detajet

Kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton do të vijojë të garojë me makinën Mercedes.

Piloti britanik vendosi të rinovojë kontratën me gjermanët, duke zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2020.

Nga kontrata e re ai do të përfotjë 30 milionë funte në vit. Kjo shumë mund të shkojë deri në 40 milionë funte, pasi përfshihen edhe bonuset

Hamilton i jep fund kështu zërave që lidhnin të ardhmen e tij me rivalin më të fortë të Mercedesit, italianët e Ferrarit.

Piloti britanik ka fituar 4 herë titullin kampion bote në Formula 1, dhe këtë sezon është një nga pretendentët kryesorë së bashku me Sebastian Vettel, për ta çuar në 5 numrin e titujve.