Zola emërohet ndihmës-trajner i Sarrit

Sport July 19, 2018 - 11:00
Detajet

Gianfranco Zola është emëruar ndihmës-trajner i trajnerit të ri të Chelseat, Maurizo Sarri, transmeton zeri.info

Ish-trajneri i Napolit u prezantua te Chelsea të mërkurën, ndërsa pak më vonë edhe Zola u konfirmua si numri dy i bankinës së klubit londinez.

Zola rikthehet në “Stamford Bridge” pas aventurës së tij shtatë-vjeçare në të kaluarën e tij si lojtar, periudhë në të cilën kishte shënuar 80 gola.

“Për mua është një gjë e mrekullueshme. Kam dëshirë të madhe për të punuar shumë sepse do të jetë një sfidë e vështirë, por jam i kënaqur që gjendem këtu dhe dua të punoj shumë me Maurizion për të qenë i suksesshëm”, deklaroi Zola.