Zbulohet pse Putin kishte një çadër, ndërsa Macron dhe Kolinda u bën ujë në shi

Sport July 19, 2018 - 07:56
Lexoni më shumë detaje

Përveç fitores së francezëve, finalja e botërorit Rusia 2018, u komentua edhe për ceremoninë e ndarjes së medaljeve, ku shumica kritikuan nikoqirët se vetëm presidentin e tyre e mbulonin me çadër që të mos lagej nga shiu, ndërsa dy presidentët tjerë, ai i Francës dhe ajo e Kroacisë u bënë të tërë ujë, nga shiu.

Lidhur me këtë mediat ruse kanë kërkuar përgjigje në institucionet relevante në Rusi, dhe përgjigja që ka ardhur nga stafi i presidentit rus, ka sqaruar gjithçka.

Stafi i sigurisë së presidentit rus, ka thënë se çadra mbi kokon e Putinit është rregull i zakonshëm i ekipit të tij të sigurisë.

Është urdhër i patejkalueshëm se sa herë që të bie shi, dikush nga stafi i sigurisë, që çdo herë bartë një çadër me vete, e hap atë edhe e vendos mbi kokën e presidentit.

Ndërsa për atë pse dy presidentët tjetër, ajo kroate dhe ai francez nuk u mbuluan me çadra, stafi i sigurisë së Putinit, thotë se duhet pyetur ekipet e sigurisë së tyre, pse nuk aplikojnë një kujdes të tillë për Kolindën, përkatësisht Macronin.