Kryeqyteti vishet Bardh e Kaltër, krejt Prishtina nesër në Mitrovicë! (FOTO)

Sport July 18, 2018 - 19:07

Qyteti i Prishtinës është mbushur me flamuj Bardhekaltër, shkruan Zeri.info.

Image

I madh e i vogël në kryeqytet po e presin me padurim ndeshjen e nesërme të FC Prishtinës ndaj ekipit nga Luksemburgu, CD Fola Esch, e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të Europa Leagues.

"Gati për nesër", ka shkruar kryetari i Plisave, Albert Kastrati, i cili i ka postuar këto fotografi në Facebook.

Image

Ndeshja e parë në Luksemburg kishte përfunduar baras, 0:0, ndërsa tash prishtinasve iu nevojitet fitorja.

Image

Andaj, tifozët Plisat janë duke u munduar ta masovizojnë shkuarjen në Mitrovicë, ku do të luhet ndeshja nesër duke filluar nga ora 19:00.

Image

Tifozët prishtinas i ftojnë të gjithë qytetarët e Prishtinës që t’ju bashkohen nesër në stadiumin “Adem Jashari” për t’i përkrahur lojtarët në arritjen jetike – kualifikimin në rrethin e dytë kualifikues.

Image

Kësaj iniciative i është bashkuar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, por edhe kafenetë e ndryshme të kryeqytetit.

Image

Motoja e të gjithëve është: krejt n’Mitrovicë! /Zëri/

Image

Image
Image
Image