Trajneri Mirel Josa flet për ndeshjen e nesërme të FC Prishtinës në Europa League (VIDEO)

Sport July 18, 2018 - 18:57

Trajneri i FC Prishtinës, Mirel Josa ka folur për duelin e nesërm të rëndësishëm të Bardhekaltërve në Europa League, shkruan Zeri.info.

Klubi më i madh kosovar do të përballet me ekipin CS Fola Esch në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të Europa Leagues.

“Nuk do të thotë që të na rrëmbejë optimizmi. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse kundërshtari ka eksperiencë më të madhe. Duhet të shohim se çka mund të bëjmë më mirë. Skuadra duhet të jetë e kontrolluar, sepse një gabim i vogël që mund të na kushtojë dhe na duhet punë e madhe për ta kthyer rezultatin. Një futboll shumë afër njëri-tjetrit dhe të jemi të rrezikshëm përpara. Do të ketë një entuziazëm, që i ka kapluar të gjithë, por ne nuk duhet të na marri, nuk duhet të rrëmbehemi. Se çka të bëjmë në fushë, çfarë mundësish kemi për të shënuar. Është një rezultat i mirë për ne nga ndeshja e parë, por më i mirë do të ishte barazimi me gola. Çdo gjë do të varet nga përqendrimi i skuadrës dhe posedimi i topit”, ka thënë trajneri shqiptar.

“Nuk duhet t’ia japim iniciativën kundërshtarit. Jemi të gatshëm të luajmë edhe 120 minuta nëse është e nevojshme”, ka përfunduar Josa. /Zëri/