Armend Dallku flet për ndeshjen e nesërme të FC Prishtinës në Europa League (VIDEO)

Sport July 18, 2018 - 18:53

Kapiteni i FC Prishtinës, Armend Dallku ka folur në konferencë për shtyp për ndeshjen jetike që do ta zhvillojë nesër mbrëma klubi më i madh kosovar në Europa League, shkruan Zeri.info.

Bardhekaltrit do të përballen me ekipin CS Fola Esch në ndeshjen e kthimit të fazës së parë kualifikuese në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë duke filluar nga ora 19:00.

“Pak e shumë e njohim kundërshtarin, e dimë konkretisht se ku është rreziku. Maksimalisht jemi përqendruar në mbrojtje, me rëndësi është që të mos na marrë euforia. Është krijuar bindja se e kemi mundur ekipin paraprak 5:0 dhe mund të fitojmë prapë. Stafi teknik ka punuar që të jemi të vëmendshëm. Rezultati 0:0 ndonjëherë nuk është i favorshëm dhe i rrezikshëm. Kundërshtari ka eksperiencë në kupat evropiane. Do të punojmë që lojtarët të jenë të përqendruar gjatë tërë lojës. Një ndeshje tjetër në krahasim me atë me Europa FC. Do të mundohemi t’i shfrytëzojmë ato raste që na vijnë”, ka thënë mbrojtësi kosovar. /Zëri/