Edhe ‘Dardanët’ në Mitrovicë për ta ndihmuar Prishtinën

Sport July 18, 2018 - 15:33

Duke e parë që FC Prishtinës i nevojitet fitorja ndaj ekipit CS Fola Esch në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të Europa Leagues, tifozët e Kosovës, “Dardanët” po mundohen ta ndihmojnë klubin Bardhekaltër, shkruan Zeri.info.

Fakti se kjo ndeshje është me interes nacional, pasi suksesit eventual të prishtinasve mund t’ia shohë hairin krejt futbolli kosovar, kryetari i “Dardanëve”, Lulzim Berisha e ka postuar në Facebook një fotografi ku shihet bileta që e ka blerë për ndeshjen e nesërme, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Gjithashtu, “Luli” i ka ftuar edhe tifozët tjerë që ta bëjnë një gjë të tillë pasi FC Prishtina nesër ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetje, në mënyrë që të tentojë të kalojë në rrethin e dytë kualifikues të Europa Leagues.

“Dardanët gjithmonë në përkrahje të të gjitha klubeve shqiptare. Forca Prishtinë”, ka shkruar Berisha. /Zëri/

Image