Lyoni hyn në garë për Minan

Sport July 18, 2018 - 14:50
Detajet

Lyoni është klubi më i fundit që ka hyrë në garë për shërbimet e mbrojtësit të Barcelonës, Yerry Mina, raporton prestigjiozja franceze “France Football”.

Pas dështimit për të nënshkruar me Abdou Diallo, i cili u transferua te Borussia Dortmundi, Lyoni tani është vënë pas reprezentuesit kolumbian, i cli shkëlqeu në Botërorin “Rusia 2018”, transmeton zeri.info

Interesim për nënshkrimin e 23-vjeçarit ka shprehur edhe Evertoni. Mina u transferua te Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit, por nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ernesto Valverde./Zëri