Evertoni kërkon Welbeckun

Sport July 18, 2018 - 14:14
Detajet

Evertoni është vënë pas sulmuesit të Arsenalit, Danny Welbeck, raporton e përditshmja angleze “The Times”.

Reprezentuesi anglez ka kontratë me klubin londinez deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe hapësirat e tij në ekip janë zvogëluar pas ardhjeve të Pierre-Emerick Aubameyangut and Alexandre Lacazettes në edicionin e kaluar.

Welbeck është pjesë e Arsenalit që prej vitit 2014, ndërsa në edicionin e kaluar kishte realizuar 10 gola dhe 2 asistime në 43 ndeshje./Zëri