Liverpooli arrin marrëveshje për Alissonin

Sport July 18, 2018 - 13:28
Detajet

Liverpooli ka arritur marrëveshje me Romën për transferimin e portierit Alisson Becker, transmeton zeri.info

Klubi anglez është pajtuar që të paguajë rreth 75 milionë euro për shërbimet e reprezentuesit brazilian, raporton “Goal.com”.

Gjigandi anglez ka qenë vazhdimisht i lidhur me një transferim të Alissonit dhe tani ka marrë leje që të fillojë negociatat me lojtarin.

Transferimi i brazilianit do të bëhet më i shtrenjti në histori të klubit anglez.

Është raportuar se Alisson është i hapur për një transferim te Liverpooli, por “të kuqtë” mund të përballen me konkurrencën e Chelseat, që është në kërkim të një portieri për të zëvendësuar Thibaut Courtoisin, që pritet të nënshkruajë me Real Madridin./Zëri