Ronaldo s’mund t’ia fitojë Juventusit ndeshjet i vetëm

Sport July 18, 2018 - 10:33
Detajet

Lorenzo Insigne thotë se Cristiano Ronaldo nuk mund t’ia fitojë i vetëm ndeshjet Juventusit, transmeton zeri.info

Sulmuesi i Napolit gjithashtu e pranoi se preferon Lionel Messin para yllit portugez.

Juventusi ka fituar shtatë tituj radhazi në Serie A dhe këtë vit është përforcuar jashtëzakonisht shumë me transferimin e Ronaldos nga Real Madridi për rreth 110 milionë euro.

“CR7? I uroj mirëseardhje atij, por jam kurioz të shoh sesi do të adaptohet në ligën tone. Ai nuk do të jetë në gjendje t’i fitojë ndeshjet i vetëm”, deklaroi Insgine.

“Personalisht e preferoj Messin për atë që e përfaqëson në futboll, por talenti i portugezi nuk vihet në dyshim. Nëse ai ka fituar pesë ‘Topa të Artë’, tregon shumëçka”, shtoi reprezentuesi italian.

“Mbrojtjet italiane janë shumë të forta, edhe pse e ka treguar kundër Juventusit se është një fenomen. Në një kampionat të gjatë, do të shohim. Ndoshta Ronaldo do ta ruaj veten për të synuar Ligën e Kampionëve, që është një objektiv i madh”, u shpreh ai./Zëri