Çka po ndodhë me Shkëndijën, pëson tre gola për 35 minuta!

Sport July 17, 2018 - 20:32

Shkëndija e sheh veten në disavantazh prej tre golash në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan Zeri.info.

The New Saints ka realizuar tre gola, në minutën e 15-të shënoi Ebbe, kurse në atë të 30-të, Redmond, e në minutën e 35-të realizoi Cabango.

Kuqezinjtë e kishin fituar ndeshjen e parë me rezultat 5:0 në Shkup javën e kaluar.

Ata po e rrezikojnë kualifikimin me këtë rast! /Zëri/