Malmo – Drita, vjen edhe goli i dytë!

Sport July 17, 2018 - 20:22
LAJMI I FUNDIT

Është shënuar edhe goli i dytë në ndeshjen ndërmjet Malmos dhe Dritës, e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan Zeri.info.

Vendësit kanë shënuar fillimisht me Strandberg në minutën e 55-të të ndeshjes, kurse epërsinë e vendësve e shtoi Larsson në minutën e 61-të.

Duhet cekur se ekipi suedez e kishte fituar ndeshjen e parë në Mitrovicë me rezultat të pastër, 3:0. /Zëri/