Shkëndija, për konfirmim

Sport July 17, 2018 - 16:34

Shkëndija ka shkuar në Uells për ta konfirmuar kualifikimin në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan sot gazeta Zëri.

Skuadra tetovare bëri lojë të jashtëzakonshme në duelin e parë me ekipin The New Saints, të cilin e mposhti me rezultat të thellë 5:0 në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues të këtij kompeticioni.

Dhe, Kuqezinjtë kanë shkuar në Britaninë e Madhe për t’i mëshuar vulë kualifikimit.

Fituesi i këtij dueli pritet të luajë me fituesin e përballjes tjetër Torpedo Kutaisi - Sheriff, kurse humbësi takohet me Lincoln Red Imps në rrethin e dytë kualifikues të Europa Leagues.

Kjo ndeshje do të zhvillohet sonte dhe do të fillojë në orën 20:00. /Zëri/