Vështirë për Prishtinën, Kastrioti përballet me estonezët

Sport July 17, 2018 - 16:05

Nënkampioni i Kosovës, Prishtina, ka mësuar kundërshtarin në Challenge Cup (Kupa e Sfiduesve) në hendboll (meshkujt). Prishtina ballafaqohet me ekipin ukrainas ZNTU-ZAB nga Zaporozhye. Ndeshja e parë luhet në Zaporozhye dhe është një sfidë shumë e vështirë për prishtinasit.

Kastrioti nga Ferizajt, skuadër me renome, pas një periudhe i kthehet garave evropiane.

Do të ndeshet me një ekip më shumë të panjohura, siç është Tallinn nga Estonia. Sfida e parë luhet në Tallinn, ajo e kthimit në Ferizaj.